Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, ka vizituar Kievin, ku është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe me zyrtarë të tjerë, raportoi të dielën CNN-i.
Detaje nga takimi ka ndarë presidenti Zelensky, i cili gjithashtu ka ndarë në Twitter disa pamje nga ky takim.
Takimi me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në Kiev. SHBA-ja është lidere në mbështetjen e fortë të Ukrainës në luftën kundër agresionit rus. Faleminderit që ndihmuat në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë”, ka shkruar ai.
Pelosi në këtë vizitë ka thënë se e ka falënderuar Zelenskyn për luftën e tyre për liri.
“Ne jemi në kufirin e lirisë dhe lufta juaj është për të gjithë. Angazhimi ynë është të jemi aty për ju derisa të përfundojë lufta”, shtoi ajo. /koha
Зустріч зі спікером Палати представників Конгресу США @SpeakerPelosi в Києві. Сполучені Штати є лідером потужної підтримки України в боротьбі з агресією РФ. Дякуємо, що допомагаєте захищати суверенітет і територіальну цілісність нашої держави! pic.twitter.com/QXSBPFoGQh
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 1, 2022




