Zeneli vazhdon kontratën me klubin suedez

Futbollisti kosovar, Besfort Zeneli ka vazhduar kontratën me klubin nga Allsvenskan i Suedisë, Elfsborg.

20-vjeçari, i cili njihet si vëllai i Arbër Zenelit, ka firmosur deri në qershor të vitit 2025.

Kontrata e vjetër e mesfushorit ka pasë afatin e skadimit më 31 dhjetor të këtij viti.

Kujtojmë që Besfort Zeneli vlerën e tij momentale në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ e ka 100 mijë euro.