Zeqiri së shpejti në Belgjikë për t’iu bashkuar Genkut

Andi Zeqiri do ta vazhdojë aventurën në një klub të ri. Pas një viti të suksesshëm huazimi në Basel, ku shënoi 18 gola, ai do të largohet përgjithmonë nga Brightoni.

Siç raportojnë në Belgjikë, Zeqiri do t’i bashkohet Genkut. Lojtari i Zvicrës shpejtë do t’i bashkohet nënkampionit të Belgjikës, skuadër që do të bëjë gara në Ligën e Konferencës.

24-vjeçari nuk arriti të zë vend në skuadrën e Premier Leagues.

Ai ka luajtur edhe për Augsburgun, ndërsa për Zvicrën ka tetë paraqitje.