Zëvendësoni këto 15 produkte serbe me ato vendore

Ekspertët e ekonomisë theksojnë se nëse taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës kundrejt produkteve serbe vazhdon, atëherë Serbia do të humbte rreth 80 milionë euro. Por në të kundërtën, po të mos ishte vendosur fare kjo taks pritej që fitimi i Serbisë të arrinte shifrën e 500 milionë eurove.

Por ajo çfarë mund të bëjnë qytetaret e Republikës së Kosovës është që të shmangin në tërësi konsumimin e produkteve serbe, pavarësisht taksave për hyrjen e tyre brenda Kosovës. Produktet serbe mund të zëvendësohen me produkte vendore por edhe produkte nga Shqipëria apo edhe shtete tjera dashamirëse të Kosovës.

Bojkotimi i produkteve me barkodin 860 do të kontribuonte në të mirë të kompanive kosovare dhe rritje të ekonomisë brenda vendit, e më pak shtetit serb.

Indeksonline më poshtë u sjell disa nga opsionet për të zëvendësuar produktet serbe me produkte kosovare:

Uji Rosa mund të zëvendësohet me ujin Rugove
Plazma mund të zëvendësohen me Sempre
Chipsat e Çaçakut të zëvendësohen me Vipa Chips
Keçapi Polimark të zëvendësohet me atë Progres
Vaji Diamant të zëvendësohet me vajin Floil
Majoneza Polimark të zëvendësohet me majonezën Progres

Uji i gazuar Heba të zëvendësohet me ujin e gazuar vendor Dea
Piperin Horgoshka të zëvendësohet me piperin Besjana
Vajin Diamant të zëvendësohet me Vajin Olim
Çokollata Eurocrem Blok të zëvendësohet me çokollata Liri
Krembanane Bambi të zëvendësohet me Krembanane Liri
Qumështi Dukat të zëvendësohet me qumështin Vita
Pire Minut të zëvendësohen me pire Evko
Detergjent për enë Spin të zëvendësohet me Detergjentin për enë Neta
Qokokremi Eurokrem të zëvendësohet me produktin vendor Evkocrem