Zgjedhjet e BE, tkurren të mëdhenjtë

Grupet më të mëdha të Parlamentit Europian pritet të tkurren në zgjedhjet e muajit Maj, ndërsa rritje do kenë euroskeptikët dhe centristët. Sipas një sondazhi, PPE do të vijojë të mbetet grupacioni më i madh me 183 deputetë, por me një rënie të ndjehsme nga 217 që ka aktualisht. Në aspektin partiak, CDU do të mbetet forca me më shumë ndenjëse duke siguruar 29 të tilla, por suprizën e bën Lidhja e Mateo Salvinit, që do të ketë 27 deputetë, ose thënë ndryshe 21 më shumë se zgjedhjet e fundit. 

Kur na ndajnë më pak se 100 ditë nga zgjedhjet për Parlamentin Europian, një sondazh i publikuar së fundmi tregon se dy grupet tracionale PPE dhe socialistët, do të shënojnë rënie të ndjeshme në procesin elektoral, ndërsa euroskeptikët pritet të kenë një rritje të konsiderueshme.

Gjithësesi, Partitë Popullore pritet të jenë sërish grupi më i madh. Në Parlamentin me 705 vende, ku nuk do të jenë më të pranishëm deputetët britanikë, PPE, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, do të merrnin 183 vende, nga 217 që kanë aktualisht, në bazë të zgjedhje të fundit të 2014-ës.

Ndërkaq, Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve, mendohet se do të mbërrijë në shifrën e 135 deputetëve, një rënie e bujshme nga 186 deputetë që kanë aktualisht në PE. 

Grupi i tretë më i madh mund të jenë centristët e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve me 75 deputetë.

Ndërkaq, rritjen më të madhe do t’a ketë grupi ‘Europa e Kombeve dhe Lirisë’ me 59 deputetë, ose thënë ndryshe 18 më shumë se shifra momentale.

Duhet theksuar se ky grup ka pikëpamje euroskeptike, gjë që mund të shihet me shqetësim nga pro-europianistët. 

Sa i përket aspektit partiak, CDU-ja e Kancelares Merkel pritet që të jetë sërish partia më e madhe me 29 deputetë.

Gjithësesi, surpriza në këtë drejtim është padyshim partia Lidhja e Mateo Salvinit, e cila nga 6 deputetë që ka sot në PE, pritet të mbërrijë në plot 27, duke u bërë partia e dytë me madhe.

Zgjedhjet në Parlamentin Europian do të zhvillohen në datat 23 deri në 26 të muajit maj.