Zhduket një femër në Skenderaj

Një mashkull është ankuar në polici, se viktima femër me datë 23 prill ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Në raportin e policisë, thuhet se lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

“Skenderaj / 23.04.2024-15:00. Ankuesi mashkull kosovar me 24.04.2024 ka raportuar se, viktima femër kosovare me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend-ndodhjen e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.