Zjarr i madh në një spital në Stamboll

Një zjarr i madh shpërtheu të enjten pasdite në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimeve në lagjen Gaziosmanpasha të Stambollit, duke bërë që pacientët të evakuoheshin urgjentisht.

Një ekuip i madh zjarrfikësish u dërgua në vendin e ngjarjes për të vënë nën kontroll flakën, e cila shpërtheu në çatinë e spitalit. Sipas zjarrfikësve, zjarri u vu nën kontroll dhe asnjë peron nuk ka humbur jetën.

Duke folur me gazetarët në vendngjarje, guvernatori i Stambollit Vasip Shahin tha se zjarri ishte pjesërisht nën kontroll dhe asnjë viktimë nuk ka pasur deri më tani.

“Zjarrfikësit kanë qenë në gjendje të arrijnë të gjitha katet dhe janë duke iu përgjigjur zjarrit … Ka vetëm tym brenda në spital, flakët janë vetëm në mur dhe në çatinë e ndërtesës, zjarrfikësit po përpiqen të nxjerrin jashtë tymin,” tha Shahin.

Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan një tym të madh dhe flakët që përfshinin katet e larta të spitalit.

Ndërtesat pranë spitalit u evakuan gjithashtu, duke parandaluar rrezikun e mundshëm të përhapjes së zjarrit. Shkalla e dëmit ende nuk është konfirmuar.