Zjarr ndaj ndërtesës së shoqatës turke në Berlin

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, persona të paidentifikuar kanë vendosur zjarr ndërtesën e Shoqatës Turke për Arsim, raporton Anadolu Agency (AA).

Një person apo persona të paidentifikuar në qarkun Neukölln, ku në masë të madhe jetojnë turq, në mëngjesin e ditës së sotme kanë sulmuar me gurë dhe kanë vënë zjarr në ndërtesën e shoqatës së turqve. Zjarri është shuar nga personat që ndodheshin përreth, kurse në trotuarin përpara shoqatës, dritaret e së cilës janë thyer, është shkruar “Kryengritje për Afrinin”.

Kryetari i Shoqatës Turke për Arsim në Berlin, Rüştü Kam, për AA tha se sot në orët e hershme të mëngjesit është njoftuar nga policia se ndërtesa e shoqatës është goditur me gurë, është vënë zjarr dhe se zjarri është shuar nga fqinjët.

Kam shpreson në zbulimin sa më të shpejtë të autorëve të këtij sulmi.

“Meqë jetojmë në Gjermani, forcat gjermane të sigurisë kanë për detyrë të mbrojnë sigurinë tonë. Kjo nuk është hera e parë. Sulmet ndaj turqve filluan të bëhen shumë. Dëshira jonë është që të sigurohen dhe mbrohen në mënyrën më të mirë të mundshme të drejtat tona ligjore. Ne këtë e kërkojmë nga forcat gjermane të sigurisë”, tha Kam, duke ju bëre thirrje forcave të siguriseë gjermane.