Zjarr në Bërçko të Bosnjë dhe Hercegovinës, raportohet për viktima dhe të plagosur

Zjarri që përfshiu një ndërtesë banimi në një lagje të qytetit Bërçko ka shkaktuar viktima, konfirmuan për Anadolu Agency (AA) policia e Qarkut Bërçko të Bosnjë e Hercegovinës.

Mëngjesin e sotëm, në orën 06:20, zyrtarët policorë kanë marrë një thirrje për djegien e shtëpisë.

“Është njoftuar shërbimi mjekësor i urgjencës, Qendra Shëndetësore Publike dhe Qendra e Zjarrfikësve, të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë masat dhe veprimet në kompetencë të tyre. Punonjësit e policisë ndodhen në terren dhe po kryejnë hetime nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorit të Qarkut”, tha Xhevida Hukiçeviç, zëdhënëse e policisë së Bërçkos.

Në vendin e zjarrit ka dalë edhe inspektori kundër zjarrit dhe po zbardhen të gjitha rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

“Aktivitetet e deritanishme kanë përcaktuar se ka viktima”, shtoi Hukiçeviç për AA.

Jozyrtarisht, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe disa janë plagosur. /aa