Rreth orës 11:50, në repartin intensiv të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike është njoftuar se një Intra tavolinë ka filluar të dalë tym, menjëherë ekipet kujdestare kanë ndërmarrë masat e nevojshme duke bërë sigurimin e pacientëve dhe foshnjave që ndodheshin në atë hapësirë.
Si hap i parë menjëherë janë 2 bebe dhe 3 nëna janë bartur në një repart tjerr në vend të sigurt.
Menjëherë janë ftuar ekipi i sigurimit fizik, ekipi i zjarrfikësve QKUK dhe Policia e Kosovës.
Pas evakuimit të nënave dhe foshnjave aparati në fjalë është ndezur dhe ekipet e zjarrfikësve ka shuar zjarrin e lokalizuar tek ai aparat.
Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rikthim të shpejtë në punë të këtij reparti dhe nuk ka pasur dëme të tjera, përveç djegies të një (1) intra tavoline.
Ekipet e policisë dhe shërbimeve teknike kanë bërë ekzaminimet e nevojshme që kërkohet në rastet e tilla.
Ky repart pritet që t’i kthehet gjatë ditës punës normale.