Zlatan Elek, zgjidhet kryetar i Listës Serbe

Zlatan Elek është zgjedhur kryetar i Listës Serbe. Zgjedhja e Elek, i cili është drejtor i spitalit në veri të vendit, u bë gjatë një seance të partisë të mbajtur në Mitrovicë të Veriut.

Ndryshe, Lista Serbe ka ftuar sot pjesëtarët e saj që të mbajnë seancën te cilën e ka thirrur e që ka nisur në ora 12:00.

Mbledhjen e ka filluar kryetari i kësaj partie Goran Rakiq i cili tha se do të jetë e mbyllur dhe se pas seancës do të kenë edhe një deklarim për media.

Ndryshe , nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, ka dhënë dorëheqje nga funksionet brenda kësaj partie pasi mori përgjegjësinë për sulmin terrorist më 24 shtator 2023.