
Zohran Mamdani është betuar të enjten si kryebashkiaku i 112-të i qytetit të Nju Jorkut. Politikan demokrat socialist, Mamdani erdhi në pushtet me premtimin për të përballuar krizën e përballueshmërisë në një nga qytetet më të shtrenjta të SHBA-së.
34-vjeçari, emigrant nga Uganda, hyn në histori si kryebashkiaku i parë mysliman, i pari me origjinë nga Azia Jugore dhe më i riu që mban këtë post në më shumë se një shekull.
“Ky është me të vërtetë nderi dhe privilegji i jetës sime,” tha Mamdani menjëherë pas betimit mbi Kuran.
Ish-anëtari i Asamblesë Shtetërore nga Queens tërhoqi vëmendje të madhe vitin e kaluar, kur fitoi papritur garën paraprake të Partisë Demokratike, me një fushatë të përqendruar në koston e jetesës. Programi i tij përfshin krijimin e kujdesit universal për fëmijët, ngrirjen e qirave për rreth dy milionë banorë me qira të rregulluara dhe ofrimin e transportit urban “të shpejtë dhe falas”. /mesazhi






