“Zoti ju rehatoftë!

Wadih Al Safi

Kur artisti libanez Wadih Al Safi organizoi një koncert me këngë për publikun libian, me tu ngjitur në skenë, publiku shpërtheu në duartrokitje.

Artisti u përkul në shenjë nderi dhe u tha:”Zoti u rehatoftë!”

Për një çast pllakosi një heshtje e beftë. Nikoqiri ndërhyri dhe i tha:”Profesor, ne ju mirëkuptojmë sepse ju flisni në dialektin e vendit tuaj, por në Libi, urimi “Zoti ju rehatoftë!” është një lutje për vdekje, sepse vdekja është rehatia më e madhe.

Artisti buzëqeshi dhe duke iu drejtuar publikut të pranishëm tha:”Keni të drejtë. Zoti mos ju rehatoftë atëherë!”

Nga: Elmaz Fida