Zvicra, tregu kryesor i kokainës në Evropë

Ky vend është një nga konsumatorët më të mëdhenj të kokainës në Evropë.

Në listën e top dhjetë qyteteve më të krijuara në kontinent, janë katër qytete zvicerane.

St. Gallen është i treti, Cyrihu i katërti, Bazel i gjashti dhe Gjeneva i nënti, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.

Në vitin 2021, 240 tonë drogë u kapën në gjithë Evropën – dhe ekspertët besojnë se kjo është vetëm 10% e sasisë totale të drogës që importohet.

Grupi Addiction Switzerland vlerëson se 5 tonë kokainë vijnë në këtë vend çdo vit dhe 20% e përdoruesve konsumojnë 80% të kokainës së importuar.