Zyrtare: Kosova me tri skuadra në garat evropiane

Gjatë ditës së djeshme, në Baku të Azerbajxhanit është mbledhur këshilli ekzekutiv i UEFA-s, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian në këtë mbledhje ka folur edhe për Kosovën, ku ka marrë dy vendime shumë të rëndësishme, shkruan Indeksonline.

E para është për shtetet që nuk e njohin Kosovën. UEFA ka vendosur që këto shtete ndeshjet vendase kundër Kosovës mund t’i organizojnë në një teren neutral derisa ato si mysafire duhet patjetër të luhen në Kosovë.

Dhe vendimi i dytë është që nga sezoni 2020/21, Kosova në garat evropiane garon me tri skuadra, një në Ligën e Kampionëve dhe dy në Europa League.