Zyrtare: Ndeshja e parë e Bundesligës luhet më 16 maj

Bundesliga do të rikthehet më 16 maj mes krizës së koronavirusit dhe Shoqata Gjermane e Futbollit (DFL) shpreson të përfundojë sezonin deri më 30 qershor.

Qeveria e Gjermanisë të Mërkurën dha dritën e gjelbër që Bundesliga të kthehej dhe la vendimin e datës së kthimit te DFL.

Në një Asamble të zakonshme të enjten, 36 klubet e dy niveleve të para ranë dakord për datën më të hershme të mundshme, 15 maj, datë e cila është shtyrë për një ditë, në mënyrë që të përfundojnë sezonin deri më 30 qershor, konfirmojnë burimet e ESPN, transmeton lajmi.net.

Bundesliga u pezullua në prag të ditës së ndeshjeve më 13 mars dhe DFL ra dakord të vazhdonte me kalendarin standard. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pas dyerve të mbyllura mes ndalimit të tubimeve masive në Gjermani deri më 31 gusht.

Ndër ndeshjet që do të luhen kur Bundesliga kthehet më 16 maj do të jetë Revierderbi midis Borussia Dortmund dhe FC Schalke 04, me dy grupet e tifozëve që kanë një rivalitet të gjatë.

Liderët e Bayern Munich do të udhëtojnë te Union Berlin dhe Der Klassiker mes Dortmundit dhe Bayernit është vendosur të luhet më 26 ose 27 maj.

Rekordmenët e Gjermanisë janë në luftë për titullin e tetë radhazi dhe kanë një epërsi me katër pikë ndaj Borussia Dortmund.