Përfaqësues nga më shumë se 30 vende do të mblidhen në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, për një takim dyditor që synon përcaktimin e veprimeve ligjore dhe diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe okupimit të paligjshëm të Bregut Perëndimor.
Takimi organizohet nga Grupi i Hagës dhe bashkëkryesohet nga Kolumbia dhe Afrika e Jugut, si përgjigje ndaj “shkeljeve në rritje të së drejtës ndërkombëtare në Palestinë, përfshirë krimin e gjenocidit”, thuhet në një deklaratë të qeverisë kolumbiane.
Raportuesja speciale e OKB-së për territoret palestineze të pushtuara, Francesca Albanese, do të mbajë një konferencë për shtyp gjatë ditës.
“Më në fund në Bogota, përkrah shteteve që angazhohen për t’i dhënë fund masakrës në Gaza, pa retorikë, duke e kthyer politikën brenda kufijve të së drejtës ndërkombëtare,” shkroi Albanese në rrjetin X. /mesazhi








