Zyrtarët e BIK-ut në mbledhjen e asamblesë ku do të diskutohet për Xhaminë Qendrore

Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen që është duke u mbajtur sot në rend dite ka edhe çështjen e ndërtimin të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.Kjo ka bërë që në këtë mbledhje të jenë prezentë edhe përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës.Aty janë kryeimami i BIK-ut, Sabri Bajgora, sekretari Resul Rexhepi, zëdhënësi Ahmet Sadriu dhe anëtarë tjerë të kryesisë së BIK-ut.