Telenovela Antoine Griezmann duket se po prek fundin.
Ylli francez i futbollit është afër që të bëhet lojtari më i ri i Barcelonës, të paktën sipas raportimeve të medieve spanjolle.
Barcelona mbrëmë ka paguar klauzolën 120 milionëshe të lojtarit, dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit.
E përditshmja spanjolle ‘Sport’ raporton se katalanët do ta zyrtarizojnë Griezmann në orët e ardhshme të kësaj dite, transmeton lajmi.net.
Barca kishte tentuar të negocionte me Atletico Madrid, gjë kjo e pamundur për ta, para se të kalonin nëpërmjet autoriteteve të La Ligas.
Mbetet të shihet nëse raportimet e ‘Sport’ do të jenë të sakta dhe Griezmann do të zyrtarizohet sot.