Zyrtarja e partisë në pushtet në Gjermani kërkon sanksione ndaj Izraelit

Julia Klöckner

Zëvendës-udhëheqësja e grupit parlamentar të partisë në pushtet në Gjermani, Julia Klöckner, ka bërë thirrje që Berlini të shqyrtojë seriozisht vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit, për shkak të krizës së përshkallëzuar në Gaza.

Ajo paralajmëroi se nëse nuk ka përmirësime të prekshme në terren së shpejti, duhet të ketë pasoja.

Masat që po shqyrtohen përfshijnë pezullimin e eksporteve të armëve drejt Izraelit si dhe pezullimin e disa marrëveshjeve me Bashkimin Evropian. /mesazhi