Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 146 të lënduar nga tërmeti në Iran

146 të lënduar nga tërmeti në Iran

Të paktën 146 persona janë plagosur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 5.9 goditi që goditi Iranin, raportoi agjencia e shtetërore e lajmeve ISNA.
Sipas televizionit shtetëror iranian, të paktën 41 nga 146 të plagosur në tërmet vazhdojnë të trajtohen në spitale të ndryshme në rajon, tha kreu i Qendrës së Emergjencave të Iranit, Pir Hussein Kolivend.
Guvernatori i Kermanshah, Houshang Bazwand tha se disa shtëpi u dëmtuan në tërmetin që shkundi qytetin Tazehabad të rrethit Salas-e Babajani.
Ndërkohë, tërmeti u ndje në Irakun e veriut, veçanërisht në Erbil, Sulaymaniyah dhe Halabja, sipas një deklarate të lëshuar nga Qeveria Rajonale Kurde (KRG).
Irani është i prirur për tërmetet e rregullta, pasi ajo është e vendosur në linjat më të mëdha.
Nëntorin e kaluar, një tërmet me magnitudë 7,3 në Iranin Perëndimor vrau të paktën 620 njerëz dhe mijëra të plagosur.