15 milionë banorë në Shangai sërish në lockdown

Vetëm një javë pas përfundimit të një izolimi dymujor, Shangai ka njoftuar kufizime të reja dhe programe të testeve masive, ndërsa masat në rajonin e Mihang vazhdojnë të zbatohen në shtatë rrethe të tjera që nga e premtja.

Njëmbëdhjetë infeksione të reja me Covid-19 janë zbuluar sot, duke nxitur vendimin për rivendosjen e kufizimeve.

Gjatë fundjavës, tetë rrethet do t’i nënshtrohen testeve masive, ku rreth 15 milionë banorë do të jenë sërish në izolim.

Pas testeve masive, vetëm rrethet ku janë zbuluar raste me Covid-19 do të vazhdojnë t’i nënshtrohen kufizimeve.

Shangai hoqi masën e izolimit të gjatë dhe të diskutueshëm të mërkurën e kaluar, pas dy muajsh kufizimesh që shkaktuan ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit në shumë vende të botës. /atsh