16 të shëruar nga Covid-19 në Kosovë

Sot, më 03.04.2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacientë që kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive, duke e ngritur numrin e përgjithshshëm të shëruarve në gjashtëmbëdhjetë (16).

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, së fundmi jannë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë (6) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar.

Qëndroni në shtëpi, mbani distancë prej 2 metra, kjo ua shpëtoni jetën

Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!