25 vite më parë Apple prezantoi iMac e parë

Apple prezantoi iMac e parë me trup të unifikuar prej xhami dhe alumini në 2007 dhe shtoi ekranet Retina në 2014-ën. Në 2017 prezantoi iMac Pro ndërsa në 2021 e ridizajnoi plotësisht iMac për tu përgatitur për kalimin në procesorët e Apple.

Dita e Marte shënoi 25 vjetorin e debutimit të iMac, kompjuterit all-in-one të Apple lançuar më 15 Gusht 1998.

Karakterizuar nga një kasë transparente dhe ekran 15-inç CRT, iMac ishte një distancim nga dizajnët konvencionale të kompjuterëve të kohës.

Makineria i hapi rrugë adoptimit të disa inovacioneve të industrisë si USB dhe FireWire ndërsa gradualisht largoi floppy disqet dhe portat e vjetëruara.

Kompjuteri erdhi me procesorin PowerPC G3, 4GB hard drive, 32MB RAM, një CD drive, dy porta USB, një portë Ethernet, duke reflektuar kështu rëndësinë në rritje të konektivitetit në internet për kohën.

Dizajni i iMac ka evoluar me kalimin e viteve. Në 2002, iMac G4 debutoi me një bazë unike në formë kubi dhe ekran të rrafshët. Në 2004 erdhi iMac G5, një dizajn që integroi të gjithë komponentët pas ekranit duke vendosur kështu standard për të ardhmen e dizajnëve all-in-one.

Apple prezantoi iMac e parë me trup të unifikuar prej xhami dhe alumini në 2007 dhe shtoi ekranet Retina në 2014-ën. Në 2017 prezantoi iMac Pro ndërsa në 2021 e ridizajnoi plotësisht iMac për tu përgatitur për kalimin në procesorët e Apple.

Ndërsa iMac mbush 25 vite, vijon që të jetë një prej produkteve lider të Apple.