4 arsye pse duhet të përdorim krem mbrojtës ndaj diellit edhe në dimër

Shumica e njerëzve nuk përdorin krem mbrojtës ndaj diellit gjatë dimrit, sepse mendojnë se kanë më pak të ngjarë të preken nga rrezet e dëmshme të tij, por kjo është totalisht e gabuar. Rrezet e dëmshme të diellit, janë po aq aktive gjatë dimrit aq sa janë gjatë verës.

4 arsye pse duhet të aplikoni krem mbrojtës gjatë gjithë vitit:

– Reflektimi i rrezeve UVA/UVB në dëborë

Eshtë shumë e rëndësishme të mbroni krem me faktor mbojtës edhe gjatë dimrit. Studimet tregojnë se pothuajse 80% e rrezatimit UV reflektohet nga dëbora ndërsa vetëm 25% nga rëra. Mendoni për këtë para se të filloni ditën tuaj. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për ata që praktikojnë sporte dimërore në dëborë.

– Lëkura juaj do të plaket më ngadalë

Rrezet e dëmshme UVA janë po aq të pranishme në dimër sepse depërtojnë përmes reve. Ato mund të depërtojnë në lëkurë shumë më thellë se rrezet UVB dhe janë përgjegjëse për shenjat e plakjes (njollat e errëta dhe rrudhat). Ato gjithashtu rrisin mundësitë për kancerin e lëkurës.

Dëshironi të dukeni më të ri për një periudhë më të gjatë kohore? Vendosni krem mbrojtës çdo ditë – edhe gjatë dimrit!

– Kushtet e dimrit e heqin kremin mbrojtës ndaj diellit më shpejt

“Fondacioni i Kancerit të Lëkurës” paralajmëron se, bora dhe erërat e heqin kremin e diellit më shpejt dhe zvogëlojnë efektivitetin e saj, kështu që edhe gjatë dimrit, nuk duhet të aplikoni krem me faktor mbojtës vetëm në mëngjes dhe të supozoni se jeni të mbrojtur gjatë gjithë ditën. Në vend të kësaj, rekomandohet që gjatë dimrit të aplikoni përsëri çdo dy orë për të pasur një mbrojtje maksimale.

– Drita “InfraRed” është gjithashtu e dëmshme

Disa të dhëna diktojnë që qelizat e pigmentit mund të dëmtohen jo vetëm nga rrezet UV të diellit, por edhe nga doza më të ulëta të dritës së ambientit dhe infra të kuqe, të lëshuara nga ekrani i kompjuterit ose llambat e ambjentit.