4 vitamina thelbësore për shëndetin e syve

Në rutinën tuaj të përkujdesjes për sytë duhet të jini të vëmendshëm ndaj vitaminave të mëposhtme:

Vitamina A

Kjo vitaminë është e një rëndësie parësore për sytë.

Prania e saj ndihmon që njeriu të shikojë qartë edhe në kushte të errësirës ose dritës së pakët.

Mungesa e vitaminës A e bën syrin ndjeshëm më të thatë dhe rrjedhimisht dëmton shikimin.

Vitamina E

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira të cilat dëmtojnë shumë organe të trupit.

Në shumë raste, radikalet e lira dëmtojnë proteinat e syrit gjë që më pas shkakton mjegullim të shikimit.

Vitamina C

Vitamina C është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm që mbron organizmin nga radikalet e lira.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se prania e kësaj vitamine e ul me 33 përqind rrezikun e problemeve me shikimin.

Kompleksi i vitaminave B

Studimet tregojnë se një kombinim i vitaminave B6, B9 dhe B12 ul ndjeshëm rrezikun e degjenerimit të shikimit, kryesisht tek vajzat dhe gratë.

Ekspertët këshillojnë që këto vitamina të mos mungojnë në rutinën e përkujdesjes për sytë.

Ushqyes të tjerë të rëndësishëm për shëndetin e syve

Përveç vitaminave të lartpërmendura, ekspertët thonë se njerëzit duhet të kujdesen që të marrin dozat e nevojshme të zinkut.

Ky i fundit lehtëson rrugëtimin e vitaminës A nga mëlçia tek retina e syrit ku edhe prodhon melaninën.

Ky pigment është i domosdoshëm sepse mbron sytë nga rrezet ultra vjollcë.

Marrja e 40-80 mg zink në ditë bashkë me antioksidantët mund të ngadalësojë përkeqësimin e shikimit me 25 për qind, thonë ekspertët.

Një ushqyes tjetër i nevojshëm janë acidet yndyrore omega-3 të cilat shërbejnë si mburojë e retinës por edhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut drejt syve.