5 ekipet me mbrojtjen më të mirë në Evropë (Foto)

Skuadra e Pep Guardiolës ka pësuar 14 goditje në 9 ndeshje të Premierligës.

Manchester City dhe Napoli janë skuadrat me aktualisht mbrojtjet më të forta në Evropë nëse llogarisim numrin e goditjeve kundërshtare.

Skuadra e Pep Guardiolës ka pësuar 14 goditje në 9 ndeshje të Premierligës.

Kurse, Napoli vazhdon pas saj me 16 goditje nga 9 duele në Serie A, përcjell “lajmi.net”. Në pozitën e tretë është një tjetër skuadër nga Premierliga.

Tottenham ka pësuar 21 goditje në 9 takime dhe gjendet para Barcelonës me 23 nga 9 xhirot e La Ligës.

Në pozitën e pestë është Juventus me 24 goditje në portën e saj nga skuadrat kundërshtare në 9 ndeshjet e deritashme në Serie A.