50 të dënuar për krime lufte, shumica shqiptarë (Video)

Pesëdhjetë persona janë dënuar për krime të luftës të bëra në Kosovë, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Kështu thotë Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Ai tregon edhe arsyen pse numri më i madh i të dënuarve janë shqiptarë.

Blakaj në emisionin ‘Fakt Plus’ shton se Kosova duhet të insistojë që tema e krimeve gjatë luftës duhet të trajtohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbinë.

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë flet edhe për Gjykatën Speciale.

Thotë se kjo gjykatë do të merret vetëm më shqiptarët dhe me luftën e UÇK-së.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë është themeluar nga aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq. Zyra e këtij fondi në Kosovë, përkrahë atë për të fituar çmimin Nobel për Paqen, ku është Kandiq është nominuar.