50 të lënduar në Dusseldorf të Gjermanisë

Së paku 50 persona janë plagosur nga një përplasje mes dy trenave pranë Duesseldorf,te Gjermanise.

Aksidenti ndodhi në mes të një treni pasagjerësh dhe një treni mallrash në qytetin Meerbusch në Rajonin e Vestfalisë, rajoni më i populluar i Gjermanisë, shkruan gazeta Bild në faqen e saj online.

Ende nuk ka asnje sqarim te  menjëhershem lidhur me rrëzimin.

Autoritetet përkatëse dhe shërbimet e shpëtimit po punojnë në vendin e ngjarjes për të siguruar ndihmë urgjente për ata që janë prekur dhe për të sqaruar situatën,” thane ne nje deklarate autoritetet lokale.

Treni express rajonal që transporton udhëtarët udhëhiqet nga operatori britanik National Express, ndërsa treni i ngarkesës operohet nga DB Cargo.

Një zëdhënës i National Express tha për gazetën Bild se treni kishte rreth 100 pasagjerë. /MESAZHI/