7 funksionalitete të reja që presim në versionin e ardhshëm të Windows 11

Përditësimi i radhës me funksionalitete mund të vijë me Moment 2, që spekulohet se do të ndodhë muajin e ardhshëm.

Windows 11 aktualisht ofron një eksperiencë më të pasur sesa kur u lançua vitin e kaluar. Windows 11 22H2 “Moment” mund të shtojë funksionalitete të reja.

“Moment” është emri i koduar i Microsoft për ofrimin e funksionaliteteve të reja dhe përmirësimeve të planifikuara mbi Windows 11 22H2. Përditësimi i radhës me funksionalitete mund të vijë me Moment 2, që spekulohet se do të ndodhë muajin e ardhshëm.

Në këtë artikull kemi vënë bashkë një listë funksionalitetesh që presim të shohim.

Taskbar të optimizuar për tabletët

Microsoft do të sjellë një taskbar të optimizuar për tabletët falë kërkesës së vazhdueshme nga përdoruesit e tabletëve Windows.

Këto pajisje do të kenë dy modalitete taskbari: “Collapsed” dhe “Expanded”. Në modalitetin e zgjeruar ikonat do të jenë më të mëdha duke e bërë më të përshtatshëm për tu përdorur nga kompjuterët tabletë.

Në modalitetin e mbyllur do të jenë shumë minimal. Do të fshehë të gjitha ikonat duke treguar vetëm ato që konsiderohen si etike siç është indikatori i baterisë.

Taskbar pluskues njëlloj si macOS Dock

Aksidentalisht Microsoft tregoi një taskbar pluskues gjatë një prezantimi në konferencën Ignite të vitit të kaluar. Është shumë i ngjashëm me macOS Dock por që ky i fundit ka një dizajn më të rrumbullakët.

Duke qenë se Microsoft nuk ka prezantuar ende taskbarin e ri në versionet eksperimentale të Windows 11-ës, pyetja është nëse do të jetë e mundur të zhvendoset në pjesë të ndryshme të ekranit.

Në këto moment taskbari pluskues duket të jetë në testim të brendshëm.

Tabet në Notepad

Microsoft solli tabet e File Explorer me Windows 11 22H2 vitin e kaluar. Këto tabe pritet të zgjerohen edhe në aplikacionin Notepad. Microsoft aktualisht po teston tabet e Notepad me insajderët e Windows 11-ës duke lënë të kuptohet se ndryshimi mund të implementohet shumë shpejtë.

Njëlloj si në File Explorer, përdoruesit mund të hapin disa instanca të Notepad brenda një dritareje të vetme.

Ikona të lëvizshme në aplikacionin Settings

Mbështetja për ikonat e lëvizshme në aplikacionin Settings mund të jetë një prej shtesave të reja të Windows 11-ës. Ato ekspozojnë një animacion sa herë që përdoruesi klikon mbi to.

Çdo lëvizje do të ketë një efekt unik vizual sipas natyrës së ikonës. Për shembull ikona e Windows Update do të rrokulliset ndërsa ajo e Network & Internet do të mbushet në momentin që klikoni mbi të.

Regjistrim ekrani

Snipping Tool është aplikacioni i Windows 11-ës për screenshot. Por ky mjet nuk do të jetë i kufizuar vetëm me screenshot në të ardhmen. Microsoft aktualisht po teston mundësinë për të krijuar regjistrime të ekranit me Snipping Tool me insajderët e Windows 11 Dev Channel.

Ky funksionalitet pritet të vijë me Windows 11 Moment 2. Përdoruesit do të mund të regjistrojnë plotësisht ekranin apo vetëm pjesë të tij.

Dark Mode

Një buton për të aktivizuar Dark Mode në mbarë sistemin do të ofrohet në panelin Quick Settings. Opsioni i ri është vënë re në ndërtimet e fundit eksperimentale dhe përdoruesit mund ta aktivizojnë me një klikim pa pasur nevojë të shkojnë tek aplikacioni Settings.

Është i ngjashëm me butonin Dark Mode që gjeni në telefonët Android dhe panelin e njoftimeve.

Përmirësime të Task Manager

Task Manager në Windows 11 tregon informacione mbi aplikacionet dhe proceset e kompjuterit tuaj. Gjithashtu është vendi ku mund të krijoni një përshtypje për gjendjen aktuale të kompjuterit.

Një Task Manager i përmirësuar është në punim nga Microsoft dhe testuesit e Windows 11-ës thonë se kanë parë një fushë kërkimi për të gjetur procesin që kërkojnë. Opsioni mund të bëhet i disponueshëm në përditësimet Moment 2 ose Moment 3.