7 raste me grip të shpezëve dhe 1 me Covid19 po trajtohen në Infektivë

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë për tëvë1 se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 7 pacientë me Influenca AH1N1, dhe 1 pacient me covid 19.

Vishaj, tha se gjendja e pacientëve është stabil, një pacient i cili është duke u trajtuar me mjekimin intensiv nga AH1N1 është me parametra klinik laboratorik stabil.

Ndër tjera, ai tha se në këtë periudhë kohore, kërkesa për spitalizim nuk është e madhe.

“Kemi vërejtur një fluks më të madh të pacientëve në këtë periudhë kohore në ambulancën e pranimit me simptomatologji të virozëve të traktit respiratorë, por kërkesa për spitalizim nuk është e madhe”, tha Vishaj.