8 karta grafike RTX 4080 mund të thyejnë një fjalëkalim në 48 minuta

HashCat V.6.2.5 është një mjet shumë i njohur për deshifrimin e fjalëkalimeve dhe përdoret nga administratorët e sistemeve dhe profesionistëve të sigurisë kibernetike.

Hulumtuesi i sigurisë Sam Croley në rrjetin social Twitter tregoi sesa e jashtëzakonshme është karta e re grafike e Nvidia RTX 4090 veçanërisht në deshifrimin e fjalëkalimeve.

Është dy herë më i shpejtë sesa paraardhësi RTX 3090 në thyerjen e fjalëkalimeve edhe përballe teknologjisë së re të Microsoft Lan Manager.

Kështu një gamer i cili ka para për të shpenzuar në një RTX 4090 mund të thyejë fjalëkalimin tuaj në vetëm pak ditë dhe kjo vlen nëse ndiqni praktikat më të mira të fjalëkalimeve.

HashCat V.6.2.5 është një mjet shumë i njohur për deshifrimin e fjalëkalimeve dhe përdoret nga administratorët e sistemeve dhe profesionistëve të sigurisë kibernetike.

Me të hulumtuesit mund të testojnë apo gjejnë një fjalëkalim përdoruesit nëse situata të caktuara e kërkojnë.

Për fat të keq mund të përdoret edhe nga kriminelët kibernetikë. Me evoluimin e ndërfaqeve grafike të përdoruesit, lehtësia e përdorimit të këtyre programeve në kompjuterët modernë është bërë shumë më e lehtë.

Gjatë testimeve RTX 4090 performon ndjeshëm më mirë se RTX 3090 në çdo algoritëm me thuajse dyfishin e performancës.

Hulumtuesit thonë se një konfigurim prej tetë RTX 4090 mund të thyejnë një fjalëkalim me tetë karaktere në 48 minuta. Sipas Statista, fjalëkalimet me karaktere janë ato që hakohen më së shumti.

Vlen të theksohet se krahas kostos së një RTX 4090, thyerja e fjalëkalimeve do të thotë se këto karta grafike punojnë në performancën maksimale duke konsumuar energji. /PCWorl Albanian