A e dijmë çfarë dmth Vatan?

Eduart Thartori

AISHE AYKAÇ
44 vjeçe
Kjo gruaja ishte nënë e 4 fëmijëve. Por natën e 15 korrikut 2016, ajo dëgjoi zërin e Presidentit të saj, Recep Tayyip Erdoğan se Vatani është në rrezik.
A thua se vatanin do ta shpëtonte ajo. (Kështu do mendonin disa njerëz që llogarisin me matematikë).
Por çështja nuk është kush e shpëton Vatanin, por çfarë do bësh ti kur të thërret Vatani?
E pra..Aishja mori abdes, fali dy rekatë namaz për Hatrin e Allahut dhe pastaj përqafoi të katër fëmijët e saj. Ishte përqafimi I fundit I një nëne, që nuk struket duke thënë: kokën hëngshin, ç’më duhet mua.
Ajo bashkë me burrin e saj doli në Urën që sot mban emrin e saj dhe të gjithë dëshmorëve të asaj nate.
Aishja doli bashkë me burrin e vet për të frenuar tanket.
Por a mundej ajo të frenojë tanket?
Matematikisht nuk ka asnjë shans. Por ja që Aishja i frenoi tanket me gjakun e saj dhe të dhjetëra dëshmorëve të tjerë si ajo.
Dikush do të thotë: Çfarë është ky populizëm?
Do tju them: Ata nuk na duan të mendojmë si popull, por si individë. Sepse kështu na skllavërojnë më lehtë.
Por Aishja dhe qindra mijëra turq, nuk thanë: Ç’më duhet mua. Por ngritën sytë nga Qielli thanë: Ya Allah Bismilah dhe hodhën hapin përpara.
Kështu ndaluan makinerinë vrastare me trupat e tyre. Atë makinë që po të kishte fituar, do të masakronte krejt Turqinë.
Po ne, a kemi në mesin tonë Aishe Aykaç?
A e dijmë çfarë dmth Vatan?
Apo do të themi:
Çfarë më duhet mua?

Aishe Aykaç