A erdhëm në tokë si dënim për mëkatin e bërë?

Eduart Thartori

Keshtu ne fakt na tregon bibla. Njeriu u hodh ne toke pasi mekatoi ne qiell.

Por si eshte e verteta e madhe?

Para se ta shpjegojme kete, po sjellim nje shembull:

Nje njeri fton nje mikun e vet ne shtepine e tij. I thote se gjithcka ne kete shtepi per nderin tend eshte e lejuar. Ushqehu sa te duash, lahu dhe rehatohu sa te duash. Por te lutem, mos e prek ate kutine aty (Qe mund te ishte kutia e bizhuterive)
Nderkohe miku i shtepise, pikerisht aty i rri mendja. Deshiron ta hape ate kuti. E me ne fund, ne nje moment gjen rastin dhe shkon tek kutia dhe e hap. Merr prej saj nje varese dhe kaq.
Nese do te ishit ju i zoti i shtepise, sigurisht qe do ta perzinit per leckash kete mosmirenjohes. Ndoshta nuk do te ishit kaq i eger por dicka do ndodhte, ju do ta perzinit nga shtepia.
Deri ketu historia e Ademit a.s dhe gruas se tij Havase a.s justifikohet logjikshem arsyeja e Perzenies se tyre nga Parajsa.
Por ne fakt kjo histori nuk ka lidhje aspak me realitetin e Ardhjes se Ademit ne toke.
Fillimisht i madheruari Allah u tha Engjejve: Do te krijoj per token nje Kujdestar. Me kete kuptojme se Ademi ne fakt qe para se te krijohej e pati te caktuar arsyen dhe misionin e tij. Ai do te jete kujdestari i Tokes.
Pastaj Allahu e nderoi duke ia mesuar Ademit gjithcka kish nevoje te dije. Pra ai kur do te vinte ne toke, nuk do fillonte te shikonte shkrepetimen per te kuptuar sesi behet zjarri ose per cfare duhet Zjarri. Ai tashme e kishte krejt informacionin se cfare duhej te bente ne toke.
Me pas Allahu e vuri ne konkurs diturie me engjejt, ku keta te fundit deshtuan para Ademit a.s. (Me tregoni per emrat e ketyre sendeve. Engjejt thane: Ne nuk dijme me shume se ajo qe na ke mesuar. Ti (Allah) je i Madherishmi. Pastaj Allahu i tha Ademit: Tregojua Adem emrat e tyre dhe ai nisi ti tregoje. Pastaj Allahu i tha engjejve: Bini ne Sexhde per Ademin.)
Ketu kuptojme se kjo krijese e re qe u krijua, ishte me i nderuar edhe se vete engjejt.
Por ishte Iblisi ai qe refuzoi urdherin e Allahut, per ta nderuar Ademin a.s. Ai ishte ndryshe nga engjejt. Ishte Xhind. Ai refuzoi urdherin e Allahut, per shkak te mendjemadhesise se tij dhe racizmit. Pasi e mbante veten me te larte se kjo krijese e re njerezore.

Por le te kthehemi ne temen tone.

Ademi a.s a u hodh ne toke si i denuar, sic na thote Bibla?
Apo u zbrit ne toke si Kujdestar i tokes, sic na thote Kurani.
Bibla thote se Ademi e pati token si denim per thyerjen e urdherit te Allahut.
Ndersa Kurani thote se Toka eshte ne fakt misioni i Ademit dhe pasardhesve te tij.
Mirpo gjithsesi ndodhia e ngrenies nga fruti i ndaluar? A ishte ky shkaku i zbritjes ne toke?
Per biblen ai ishte denimi per mekatin e Ademit. Ndersa per Kuranin ne fakt eshte tjeter ceshtje.
Allahu i kishte dhene Ademit te gjitha diturite e nevojshme, i kishte dhene edhe mundesite e pafundme ne Xhenet. Por me ndalesen e dickaje te vogel, Allahu donte te provonte Ademin nese ai do te ishte gati per te marre vendimet ne menyre te pavarur?
Pra Fruti i Ndaluar eshte edhe sprova ku u vertetua se kjo krijese mund te marre vendimet e veta ne menyre te pavarur, dhe jo patjeter nen ndikimin e urdherit te Allahut xh.sh.
Ky ishte edhe afati i fundit i pergatitjes se Ademit a.s. Tashme ai ishte gati per tu sjelle ne toke. Pasi ishte i afte te merrte vendimet lirshem.
Thyerja e Urdherit te Allahut, shkaktoi zbulimin e trupit te Ademit a.s per cka ai edhe u detyrua te mbulohet nga Gjethet e Xhenetit.
Mirepo kjo nuk dmth se Allahu e perzuri Ademin a.s nga Xheneti. Sepse ai ne fakt po e dergonte ne misionin e tij per te cilin e kishte krijuar. Kujdestaria e Tokes.
Pra, Ardhja ne toke nuk ishte denim, por faze e Misionit per te cilin ishte krijuar. Tashme Ademi ishte aftesuar per kete.
Madje Allahu xh.sh u thote atyre se: Zbrisni ne toke, aty do te jetoni dhe aty do te vdisni e po nga aty do te jete ringjallja juaj. Pastaj u thote: Iblisi eshte armiku juaj, e ju konsiderojeni ate armik. Pra mos beni aleanca dhe mos i besoni atij, sepse do t’ju humbe e do tju shkaterroje. Pastaj Allahu i Premton Ademit se do te sillte Udhezim prej Tij, e cilido qe do ti permbahej udhezimit te Allahut do te shpetonte dhe do te fitonte Xhenetin, vendin ku Ademi a.s u krijua dhe ku u nderua.
Andaj ajo nuk ishte nje hedhje poshte, sic Allahu e hodhi shejtanin (Iblisin) sic don bibla te na e pershkruaje.
Por ishte nje dergese hyjnore qe kishte mision kujdestarine e Tokes. E ky ishte njeriu, me e dashura dhe me e perkryera krijese e Allahut xh.sh

Pergatiti: Eduart Thartori