A vdesin deshmorët?!

Bedri Syla

Pse Allahu në kuran nuk lejon të thëmi për shehidët (deshmorët) së kanë vdekur?!

Flijimi në rrugen e Zotit duke ngritur lartë fjalën e Tij, duke mbrojtur atdheun, nderin, pragun e shtëpisë llogaritet si vepra më sublime. Dhe si e tillë , ka një shpërblim jashtëzakonisht të madh tek Zoti por edhe një respekt tek populli.
Për dëshmorët Allahu ka garantuar xhenetin si dhe u ka dhënë shumë privilegje të tjera, në mesin e e këtyre privilegjeve mundësinë për të ndërmjetësuar tek Allahu për familjarët e tyre që edhe ata të kënaqen në xhennet .
Kur flet Allahu në kuran për ata që dhanë jetën në
rrugën e Tij thotë:
” Dhe mos thoni për ata që vriten në rrugën e Allahut se janë të vdekur! Jo! Ata janë të gjallë, ndonëse ju nuk e ndjeni!” (El-Bekare: 154).

“ Kurrsesi mos i llogarit të vdekur ata, të cilët janë vrarë në rrugë të All-llahut! Jo, ata janë të gjallë te Zoti i tyre dhe të furnizuar.“ (Ali Imran: 169).

Nëpërmjet këtyre dy ajetëve kuranore të qarta Allahu na e ndalon që të themi për dëshmorët së kanë vdekur , jo ata nuk kanë vdekur, ata janë të gjallë , ata vetëm kanë ndrruar jetë . Problemi qëndron tek ne , sepse ne jemi më të vegjël për të kuptuar gjallërinë e tyre.
Pse Allahu nuk i quan të vdekur deshmorët dhe në të njejtën kohë kërkon edhe nga ne që të mos i konsiderojmë të tillë?!
-Sikur Allahu donë të na thotë se ai i cili e flijon jetën e tij për të jetuar të lirë dhe me dinjitet të tjerët , të tillët nuk guxojnë të quhen “ të vdekuar “ sepse realisht ata janë “ të gjallët e vërtetë”.
Shehidi dha jetën që të tjerët të jetojnë jeten dhe si shpërblim për këtë Allahu atij i dha pavdeksinë në kopshtet dhe pozitat më të larta të xhennetit.
Sa herë që vjen 5, 6, dhe 7 Marsi ne si shqiptarë kujtojmë deshmorët tanë që sakrifikuan dhe flijuan çdo gjë që poseduan që ne sot të jetojmë të lirë.
Allahu i pranoftë shehidë e neve na bashkoftë me ata në xhennet!

Hoxhë Bedri Syla
05.03.2024