Acer Spin 714 është Chromebook më i mirë në shitje

Duke qenë se është pjesë e platformës Intel Evo, laptopi ka konektivitet të mirë falë Wi-Fi 6E, HDMI dhe portave Thunderbolt 4.

Një prej prodhuesve lider të laptopëve Chromebook, këtë pranverë Acer rifreskoi linjën me dy modele të reja: Chromebook Spin 714 dhe Tab 510.

Duke filluar nga 750 dollarë, Chromebook Spin 714 është modeli më i shtrenjtë nga të dy me procesorë Intel Core i7 të gjeneratës së 12 dhe ekran 14-inç 2560×1600.

Xhami Gorilla Glass ka një shtresë anti-mikrobeve dhe baktereve. Raporti 16:10 ju jep përdoruesve më shumë hapësirë për produktivitet.

Duke qenë se është pjesë e platformës Intel Evo, laptopi ka konektivitet të mirë falë Wi-Fi 6E, HDMI dhe portave Thunderbolt 4.

Acer pretendon se ky model me një karikim të vetëm mban bateri për 10 orë ndërsa për 30 minuta karikim siguron 4 orë jetëgjatësi baterie.

Ajo çfarë e dallon këtë Chromebook nga të tjerët është lapsi Stylus i cili ka 4,096 nivele presioni. Edhe pse karakterizohet nga një bosht 360 gradë, laptopi ka certifikimin MIL-STD 810H të qëndrueshmërisë dhe rezistencës ndaj rënieve apo lëngjeve.

Ndërsa ata që po kërkojnë një Chromebook me kosto të përballueshme, Acer zbuloi Tab 510 me çmim 400 dollarë. Nuk ka një bosht 360 por një dizajn 2n1 dhe fuqizohet nga çipi Snapdragon 7c Gen 2.

Ekrani 10.1-inç ka rezolucion 1920×1200.

Laptopët dalin në shitje në Korrik me Tab 510 që fillon nga 400 dollarë dhe Spin 714 nga 750 dollarë. /PCWorld Albanian