Agjenda e Përfaqësueses së Kosovës për sot

Sot do të mbahen konferencat për media si dhe stërvitjet e të dyja kombëtareve para ndeshjes Kosova – Ishujt Faroe, që zhvillohet, të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.
Në stërvitjet e kombëtareve mediat do të mund të bëjnë foto-xhirime vetëm në 15 minutat e para, më pas stërvitjet do të jenë të mbyllura.

Dita/Data: E diel, 9 shtator

Vendi: Stadiumi “Fadil Vokrri”

ora: 16:30 – Konferenca e Kombëtares së Ishujve Faroe
ora: 17:00 – Stërvitja e Kombëtares së Ishujve Faroe
ora: 18:30 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës
ora: 19:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës