Agjëruesit e Gazës

Burhan Fili

 

Muslimanët e Gazës mbajnë Ramazan,
bukë të përzier me gjak, në Iftar hanë.
Lutjet e shoqëruara me lot Allahut ia drejtojnë,
se kush janë muslimanët, botës i tregojnë!

Por në anën tjetër, o lum jarani,
pasunia zhgrryhet…sa habitet shejtani!
“Sundimtarët”, pasunin e Ummetit e zhvasin,
për popullin e Gazës… mendjen s’e vrasin!

Duke u zgërdhi, sehir rrinë e bajnë,
po, po do të vijë dita, hesapet do t’i lajnë!

Eh, ata që nuk ndihmojnë për vete e kanë,
Palestinezët e patundun në istikam janë.
Mbarë bota e mahnitun ka mbet,
pyesin njerëzit, vallë këtë forcë ku e kanë gjet?!

Ata që të vërtetën me kambëngulje kërkojnë,
atyre që pyesin qartë u tregojnë!

Mësimet e Allahut për ata shkollë janë,
Muhammed Mustafan mësues e kanë.
Pa kta mësime, për ata jeta kuptim s’ka,
për mbrojtjen e amanetit, vdekjes i thonë: Merhaba!!!

Ky asht kulmi që vetëm me besim arrihet,
në Gazën heroike qartë shihet.
Për Burrni, populli i Gazës asht ‘profesor’,
mbi heroizmin e tyre, vetëmohimi, kurorë!

Burhan Fili
Victoria
16/3/2024