Airbnb ndalon përdorimin e kamerave të sigurisë

Rregullat në fuqi të Airbnb lejojnë përdorimin e kamerave të sigurisë në hapësira si dhomat e ndenjes apo korridoret për sa kohë është bërë e qartë në listimin e pronës se janë përdorur kamera të tilla.

Airbnb thotë se do të ndalojë përdorimin e kamerave të sigurisë brenda pronave që lëshohen me qira në platformën e saj.

Politika e re e kompanisë pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm. Platforma online e qiradhënies thotë se lëvizja ka për qëllim të thjeshtojë rregullat e saj për kamerat e sigurisë duke i dhënë prioritet privatësisë së përdoruesve.

Rregullat në fuqi të Airbnb lejojnë përdorimin e kamerave të sigurisë në hapësira si dhomat e ndenjes apo korridoret për sa kohë është bërë e qartë në listimin e pronës se janë përdorur kamera të tilla.

Rregullat e reja nuk lejojnë përdorimin e kamerave të sigurisë as jashtë pronës por lejojnë përdorimin e zileve të derës me kamera.

Përdorimi i kësaj të fundit duhet të bëhet e ditur në listimin e pronës.