Ajaxi i jep fund dominimit të Realit në Evropë

Ajax i ka dhënë fund dominimit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, duke i eliminuar pas një fitore të magjishme në ‘Santiago Bernabeu’.

Skuadra e re e Ajaxit ka regjistruar paraqitjen më të mirë viteve të fundit, duke i mundur kampionët në fuqi të kësaj gare me rezultat 4:1, për të siguruar kalimin në çerekfinale në sezonin 2018/2019.Real Madrid as që e kanë çuar ndërmend këtë rezultat, pas fitores 1:2 në ndeshjen e parë në Holandë, në fund të së cilës Ramos ishte ndëshkuar qëllimisht me karton të verdh, për të munguar në ndeshjen e kthimit e për të qenë i gatshëm për fazën tjetër.

Por, këto kalkulime nuk mund të bëhen përballë një skuadre të mbushur me lojtarë të talentuar siç është kjo e Ajaxit, që krijoi epërsi 0-2 në fillim të ndeshjes, me golat e Ziyech (7’) dhe Neres (18’).Paraqitja e mirë e Ajaxit vazhdoi edhe në pjesën e dytë.

Në minutën e 62’, mysafirët shënuan për 0-3 me anë të Tadic.U mendua se Real Madrid po rikthehej në lojë kur Marco Asensio në minutën e 70’ shënoi për 1:3.Njëjtë nuk mendoi mesfushori Schone, që nga gjuajtja e lirë shënoi golin më të bukur të kësaj mbrëmje, për 1:4.

Ky rezultat e dërgon Ajaxin në çerekfinale të kësaj gare, ndërsa Real Madrid duhet të vazhdojë sezonin pa ndonjë synim, pasi tani janë eliminuar edhe nga Kupa e Mbretit, ndërsa kanë mbetur shumë larg Barcelonës në renditjen tabelare në La Liga