Ajeti Kuranor i fisnikërisë…

Eduart Thartori

(O besimtarë! Largohuni shumë ndaj paragjykimit. Sepse shumë paragjykime janë mëkat. As mos spiunoni e përndiqni. Mos përgojoni njëri tjetrin! A dëshiron ndonjëri prej jush të hajë mishin e vëllait të tij të vdekur? Është shumë e pështirë. Andaj Kini frikë Allahunö sepse vërtetë Allahu është Falës i madh dhe i Mëshirshëm)
Sure Huxhuratë – ajeti 12

يا أيها الذين آمنوا اجتنبوا كثيرا من الظن إن بعض الظن إثم ولا تجسسوا ولا يغتب بعضكم بعضا أيحب أحدكم أن يأكل لحم أخيه ميتا فكرهتموه واتقوا الله إن الله تواب رحيم

Nga: Eduart Thartori

Pse këtë ajet e quaj ajetin e fisnikërisë?

Sepse mbi këtë ajet bazohet shumë natyra e Muslimanëve.
Vetëm pse ka qenë ky ajet, muslimanët janë munduar të rezervohen dhe të mos bëhen një shoqëri skuthësh, spiunësh dhe përgjuesish.
Është fakt që armiqtë e Islamit, kanë futur shumë herë agjentë në mesin e muslimanëve. Kjo ka patur pasoja të tmerrshme ndaj shoqërise Islame.
Rasti i Abdullah ibn Sebes, që shkaktoi trazirat më të medha që pasojat i vuajmë edhe sot. Shkaktoi shumë vrasje të Sahabeve, ka ndodhur sepse Muslimanët kanë qenë fisnikë. Ata nuk lejohen të paragjykojnë atë që futet në Islam. Ai (Ibn Sebe) ishte një hebre që deklaroi se ishte bërë musliman. Por askush nuk u vu pas tij për ta përgjuar në veprimet që ai bënte kundër Islamit.
Kemi edhe plot raste të tjera nga koha e Sahabeve.
Madje në kohën e Pejgamberit a.s, sa ishte gjallë, ai i njihte kush ishin hipokritët, sepse Allahu xh.sh ia tregonte. Por ai i lejoi ata të jetonin të qëtë. Sepse Islami e ndalon muslimanin të hulumtojë cfarë ka në zemrat e njerëzve.
Ne kërkohemi të gjykojmë njerëzit vetëm nga ajo që flasin dhe veprojnë. Por jo edhe nga ajo që kanë në zemër. Gjykimi i Besimit të tij është pjesa që e gjykon Vetë Allahu.
Kjo e ngre muslimanin në një pozitë tepër fisnike. Nuk e ben skuth, që të të gjurmojë nga pas, nëse je apo jo besimtar. Muslimani nuk të vret pas shpine. Nuk të vret po qe se nuk e sulmon për ta vrarë.
Imagjinoni mllefin e Ebu Lulue, që kishte ndaj Umerit r.a, Halifit të muslimanëve. Madje edhe e kërcënoi indirekt me vrasje. Shokët e tij i thanë, ta vrasim ose ta arrestojmë. Por Umeri tha se nuk kemi fakte për këtë. Derisa ky kriminel e vrau Umerin pas shpine.. Ama vrasja ishte e pabesë. E muslimani nuk është i Pabesë. Viktima ishte fisnik, e kishte në dorë ta vriste edhe pse kishte argumenta të supozuara ndaj tij. Por nuk e vrau.. Kjo tregon fisnikëri tek Umeri.
Kështu kryqtarët dhe Jehudinjtë, shpesh herë kanë bërë lojëra të pista ndaj Muslimanëve. Kanë futur njerëzit e tyre, për të shkaktuar trazira. Për të denigruar familjen dhe shoqerinë Islame, për të bërë trafiqe, etj.. Por nuk njihet në histori asnjë rast i vetëm që muslimanët të kenë bërë të tilla maskarallëqe, ndaj armiqve të tyre.
Në emër të mos paragjykimit, muslimanët kanë marrë mbi shpinë, shumë thika të tmerrshme. Por megjithatë nuk kanë zbritur nga pozita e lartë e fisnikërisë. Nuk kanë vrarë askënd pas shpine, ose me fakte të supozuara.
Por…

Shërbimet informative …

Sic thuhet në Ajet, edhe Paragjykimi është i ndaluar, deri në një kufi të caktuar. Ndalohet për njerëzit e thjeshtë. Por nuk ndalohet, madje obligohet për institucionet e sigurisë, që kanë përgjegjësi ruajtjen e sigurisë të popullit musliman dhe atyre që kanë amanet.
Kështu Allahu thotë se Disa prej paragjykimeve janë gjynah. Por nuk përjashton një pjesë tjetër të tyre. Këtu ka hapësirë për të vepruar shërbimi informativ i shtetit musliman. Sepse Muslimani nuk është idiot, të mos e luftojë hasmin me të njëjtën armë sic po luftohet. Nuk është dele që vetëm mund të theret. Por nuk është as Cakall që të sulmojë pabesisht. Muslimani me këto mënyra, heton, ruan dhe lufton në kufinjte e vetëmbrojtjes. Por nuk u hyn në hak njerëzve të pafajshëm me të njëjtat pabesi që ata i bëjnë.
MOS SPIUNONI!
Kështu ndalon Allahu, besimtarët. Këtu fjala është për ato që në Francën e luftës së dytë botërore, ishin shumë të përhapura. Ku fqinji spiunonte fqinjin e tij tek Nazistet, vetëm për pak para, ose vetëm për inate personale.
Kështu u bë edhe shoqëria shqiptare në kohën e komunizmit. Ca nga lakmia, ca nga paratë, shumë njerëz spiunonin njerëzit e tyre më të afërt dhe ua shkatërronin jetën e tyre.

Përgjimi

Umeri nuk ka mundur të dënojë një person i cili pinte alkol në shtëpinë e tij, edhe pse e kishte parë që ai po e bënte këtë. Arsyetimi është se nuk lejohet të shikosh në privatësinë e të tjerëve. Gjykata Islame nuk e merr për bazë një fakt, që sigurohet nga mënyra të pista, përgjime, filmime dhe provokime.
(Për të qenë korrekt, në këtë pjesë as gjykata laike nuk e merr për bazë. Edhe pse manipulimet aty, janë pafund).
Por përgjimi në raste të vecanta është i obligueshëm, kur bëhet fjalë për të shkatërruar një rrjet spiunazhi që punon kundër vatanit ose Islamit. Ose kur duhet të shkatërrohet një bandë tepër e rrezikshme, etj. Këto vijnë gjithmonë me mandate nga Gjykata Islame, ose Laike

Mos përgojoni …

Sepse dëmi i përgojimit është tmerrësisht shkatërrues në shoqërinë muslimane. Nuk lejohet të akuzosh tjetrin ose tjetrën duke përdorur vetëm shqisën e dëgjimit. Pra nuk lejohet të ngresh një Akuzë me fjalën: ME THA FILANI SE AI/AJO ËSHTË KËSHTU..
Në Islam, përgojimi është i ndaluar dhe konsideruar si një vepër makabre. Tamam si ai që ha mishin e vëllait të vet, pasi i ka vdekur..
SEPSE PËRGOJIMI ËSHTË BENZINA QË I NEVOJITET DRUVE TË PARAGJYKIMIT, PËR TË NDEZUR ZJARRIN E FITNEVE DHE TRAZIRAVE..
MEDIA
Shpifjet, përhapjen e gënjeshtrave, dezinformimin e opinionit publik, na e kanë përdorur hasmi i Islamit, shumë herë kundër nesh. Por asnjëherë nuk është provuar se Muslimanët e kanë bërë këtë.
Njëra nga thikat më të rënda që mori Sulltan Abdulhamidi dhe krejt Perandoria Islame Osmane, ishte pikërisht nga Media që shpiftë dhe keqinformonte opinionin.
Sot e njëjta Media ka marrë në dorë pushtetin e tretë. Por shpesh herë e aftë të rrëzojë edhe pushtetin politik dhe atë ekonomik, në një vend. Duke përdorur shpifje dhe duke manipuluar opinionin publik.
Kur ndonjë udhëheqës përpiqet të mbrojë të vërtetën, të mbrojë popullin nga trazirat, duke marrë masa ndaj këtyre mediave që shpifin dhe përcajnë popullin, menjëhere dalin organe politike botërore dhe e akuzojnë këtë udhëheqës, si diktator që shtyp fjalën e Lirë.
Sigurisht ndodh që të shtypet fjala e lirë. E kjo është vërtetë diktaturë. Kjo ndodhi ne Shqiperinë Komuniste, në Kinë, në Amerikë, në BE e në shumë vende të tjera. Por në Islam ka një trajtim të mesëm dhe që pengon abuzimet ndaj fjalës së Lirë.
Në Islam censurohet ajo MEDIA, që shpif. Sepse censurohet shpifja që bëjnë. Madje ka ligje konkrete për ata që shpifin për nderin (përshembul) duke i rrahur publikisht me 80 kamzhikë dhe duke mos u marrë asnjëherë dëshmia prej tyre. Për një Media, kjo dmth, humbje e përhershme e Licensës Mediatike.
Rasti i Turqisë. Këtu akuzohet Qeveria se shtyp fjalën e Lirë. Por në fakt akuzat janë me tendenca. Këtu shtypet deri në dezinfektim, mikrobi që shkakton sëmundjet që rrënojnë popullatën dhe vendin. Pra ato gazeta dhe media që janë mbyllur kanë përhapur në fakt trillime, thirrje përcarëse, shpifje dhe ofendime ndaj rendit publik, sigurise publike, qeverise dhe Presidentit. Dicka e ndaluar me ligj në Islam. Por nuk ka mundur të vërtetohet deri sot asnjë akuzë për bllokimin e flalës së lirë, kur ajo ka qenë e vërtetë.
Në të gjithë sa thamë, treguam vetëm pak nga ai nektar që mund të marrim nga një ajet i vetëm i Kuranit. Por sa e sa shumë mund të filtrojmë akoma nga po ky ajet?

Allahut falë i qofshim..