​Akil Gjakova lufton për të artën e Evropianit të xhudos

Akil Gjakova është i pandalshëm në Kampionatin Eevropian të xhudos që po zhvillohet në Prishtinë.

Akili ka fituar edhe luftën e tij të katërt, pasi që në gjysmëfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë e ka mposhtur xhudistin nga Moldavia, Petru Pelivan.

Tani, në finale Akili do të përballet me fituesin e duelit mes Lasha Shavdatuashvilit dhe Manuel Lombardos.