Akil Gjakova pa medalje, mposhtet nga Azoidis

Akil Gjakova ka përfunduar rrugëtimin e tij në Lojërat Evropiane të Minskut.

Në këto lojëra ku Akili po garonte në kategorinë deri në 73 kilogramë, ai ka shënuar një fitore në raundin e dytë, për tu ndalur më pas në raundin e tretë.Pasi mposhti xhudistin nga Bjellorusia me IPPON, Akili do të përballej në raundin e tretë më garuesin Grek, Azoidis.

Georgios Azoidis arriti ta ndalte kosovarin duke e mposhtur me IPPON, dhe tashmë në çerekfinale, përballet me Hidayat nga Azerbajxhani .