Aksident në një minierë në Kinë, 21 minatorë të vdekur

Të paktën 21 punëtorë kanë humbur jetën në fatkeqësinë e minierës që ndodhi në orët e pasdites në veriperëndim të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA). Aksidenti ndodhi në minierën e qymyrit Lijiag në krahinën kineze Shaanxi. Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raporton se në momentin e shpërthimit në minierë ndodheshin 87 minatorë. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e 21 minatorëve të vdekur dhe shpëtuan 66 minatorë. Kanë nisur hetimet për të gjetur shkaqet e incidentit.