Aksident në Prishtinë, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku pas mesnatës së diele në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Pristinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha KOHËS se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 00:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin policor.