Aksident në rrugën Gurrakoc – Klinë, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve në rrugën Gurrakoc-Klinë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Gjashtë persona janë lënduar nga aksidenti që ndodhi në orën 17:30 në aksin rrugor Gurrakoc- Klinë, në fshatin Zallq. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, theksoi Gashi.