Aksident i rëndë në Egjipt, së paku 23 të vdekur

Të paktën 23 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një përplasje treni në qytetin bregdetar të Aleksandrisë të Egjiptit.

Agjencia shtetërore e lajmeve MENA raportoi se dy trena u përfshinë në aksidentin e së premtes.

Rrugët dhe hekurudhat e Egjiptit mbajnë rekord për siguri të dobët, dhe njerëzit kanë kohë që ankohen se se nuk po zbatohen masat mbrojtëse. /MESAZHI/