Aksidentohet autobusi, 21 nxënës të lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur këtë mëngjes në Graçanicë, mes një veture të Policisë së Kosovës dhe një minibusi me nxënës.

Nga ky aksident, sipas policisë kanë pësuar lëndime 21 nxënës që ndodheshin në minibus duke shkuar në shkollë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 6:30 në Graçanicë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti zyrtar të policisë dhe një furgoni që transportonte nxënës. Deri më tani 21 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, me rastin tani po merret njësiti i trafikut.