Aksidentohet sulmuesi i Lazios

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile është përfshirë në një aksident pranë stadiumit Olimpico në Romë, teksa makina e tij është përplasur me një tramvajë. 33-vjeçari shpëtoi pa dëmtime serioze teksa pati probleme vetëm në krah.

Nga ana tjetër, “Corriere Dello Sport” raporton se nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar më rëndë një person i cili është shoqëruar nga ambulanca për në spital. Ndërkohë, sa i takon rrethanave të aksidentit, Immobile pretendon se faji ishte i tramvajës që kaloi me semafor të kuq dhe më pas u përplas me makinën e futbollistit.

Nga ana tjetër, Immobile u interesua edhe për personin që u shoqërua për në spital duke kërkuar informaione të mëtejshme rreth gjendjes së tij në mënyrë që t’i qëndroj pranë në rast nevoje. Këtë sezon të Serie A, Immobile ka shënuar 10 gola me fanellën e Lazios duke e ndihmuar skuadrën të renditet aktualisht në vendin e dytë të kampionatit.