Aksion i Njësisë Speciale në veri, 5 të arrestuar

Mëngjesin e sotëm, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore, dhe duket si e i njëjti është duke vazhduar ende.

Policia e Kosovës vijon të jetë e përgatitur edhe në këto orë, siç dëshmojnë edhe fotot nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve, policia është në kërkim edhe të të dyshuarve për vrasjen e policit Enver Zymberi dhe atë të ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq.